Haxhiu: SHBA-ja dhe BE-ja ta dënojnë gjuhën shoviniste të Vuçiqit e

0%

Shpërndaje në: Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian që ta dënojnë siç ka thënë gjuhen shoviniste, revizioniste dhe nxitëse të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq si dhe të kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq.

Në një postim në Facebook Haxhiu ka thënë se derisa qytetarët e Kosovës ende presin zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë nga regjimi i Millosheviqit, “Vuçiqi dhe Bërnabiqi, vazhdojnë me deklarata që mohojnë shtetësinë e Kosovës dhe ripërtërijnë pretendimet e Serbisë ndaj territorit tonë”.

Këto deklarata sipas Haxhiut janë vazhdim i gjuhës së mohimit, urrejtjes dhe propagandës mbi të cilën siç ka thënë ajo, u ngrit politika shoviniste dhe ekspansioniste e regjimit të Millosheviqit. “I bëjmë thirrje SHBA-ve dhe BE-së, që ta dënojnë qartë këtë gjuhë shoviniste, revizioniste dhe nxitëse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pretendimet territoriale ndaj një shteti fqinj dhe retorika që përsërit narrativat e regjimit të Millosheviqit nuk kanë vend në Evropën e shekullit XXI dhe nuk duhet të trajtohen si deklarata të zakonshme politike”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo ka thënë se Serbia nuk mund të pretendojë se është e përkushtuar ndaj paqes dhe normalizimit, ndërsa nuk hap arkivat për personat e zhdukur, nuk bashkëpunon për zbardhjen e krimeve të luftës dhe vazhdon ta trajtojë Kosovën si territor të vetin. Sipas Haxhiut përballja me të kaluarën dhe respektimi i sovranitetit të shteteve fqinje janë kushte themelore për paqe të qëndrueshme në rajon.

Edhe Arbëri 20 qer 2026 Vetëvendosja nuk jep sinjale për negociata koalicioni me LDK-në “Faktet janë të pakontestueshme. Republika e Kosovës është shtet i pavarur që nga 17 shkurti 2008. Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Kosova është njohur nga 121 shtete, është anëtare e dhjetëra organizatave dhe mekanizmave ndërkombëtarë dhe vazhdon ta forcojë pozitën e saj ndërkombëtare. Ky realitet nuk zhbëhet me deklarata politike”, ka shkruar Haxhiu. Ajo ka thënë se Republika e Kosovës është shtet sovran dhe demokratik, i ndërtuar mbi vullnetin e qytetarëve të saj dhe i orientuar drejt integrimit euroatlantik.

“As Vuçiqi, as Bërnabiqi dhe asnjë ideologji e dështuar e së kaluarës nuk mund ta zhbëjnë këtë realitet”, ka shkruar Haxhiu.

Bashkimi Evropian të mërkurën ka bërë thirrje që të shmangen deklaratat dhe veprimet që nuk i ndihmojnë normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, kur është pyetur për deklaratat e fundit që kanë dhënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ministrja serbe Snezhana Paunoviq.

Ditë më parë Vuçiq u tha oficerëve të rinj në Serbi që të jenë të gatshëm për mbrojtjen e asaj që e quajti “toktë të shenjtë të Serbisë”, duke aluduar në Kosovën. E para tij, javë më parë ministrja Paunoviq tha se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit do ta spastronte etnikisht Kosovën.

Edhe Arbëri 1 o. më parë Maloku: Subjektet politike e kanë normalizuar ngërçin “Vetëm nëpërmjet dialogut, mund të arrihet përparim në normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe të Serbisë. Deklaratat dhe veprimet që nuk ndihmojnë në këtë objektiv, duhet të shmangen.

Përparimi në dialog në mes të Beogradit dhe Prishtinës është parakusht për përparimin e cilësdo palë për rrugën e tyre evropiane”, thuhet në përgjigjen e një zëdhënësi të BE-së për KOHËN. Teksti në përditësim …

Burimi: Koha