Qeni shpërthen në lot nga gëzimi kur sheh pronaren pas pushimeve

0%

Një qenushë e racës golden retriever ka emocionuar përdoruesit e internetit pasi reagimi i saj ndaj kthimit të pronares nga pushimet u bë viral. Në videon e publikuar shihet qeni duke reaguar me shumë emocion kur sheh përsëri pronaren e saj pas një periudhe ndarjeje. Ajo nuk arrin t’i fshehë ndjenjat, ndërsa duket sikur “qan” nga gëzimi dhe malli për njeriun e saj të dashur.

Pamjet kanë prekur shumë njerëz në rrjetet sociale, të cilët komentuan se reagimi i qenushes tregon lidhjen e fortë emocionale që krijohet mes kafshëve shtëpiake dhe pronarëve të tyre.

Golden retrieverët njihen për natyrën e tyre të dashur, besnike dhe të lidhur ngushtë me familjet e tyre, ndërsa video të ngjashme të kësaj race shpesh bëhen virale për shkak të momenteve të tyre emocionuese. summer sunshine 😭🥹🫶🏻

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi