Një zjarr ka përfshirë gjatë së mërkurës një fabrikë të përpunimit të metalit në Gjakovë, duke shkaktuar intervenimin e menjëhershëm të ekipeve të zjarrfikësve. Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve, duke arritur ta lokalizojë zjarrin dhe të parandalojë përhapjen e tij në pjesët tjera të objektit.
“Falë reagimit të shpejtë dhe angazhimit të ekipeve tona, zjarri është lokalizuar dhe është shuar në kohë, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe dëme edhe më të mëdha materiale”, kanë bërë të ditur zjarrfikësit. Sipas zjarrfikësve, nuk është raportuar për persona të lënduar.
Shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa hetimet nga organet kompetente pritet të përcaktojnë rrethanat e plota të rastit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
