Bayern blindon Harry Kane, gati kontrata e re milionëshe

0%

Bayern Munih nuk dëshiron të humbasë Harry Kane. Klubi bavarez po përgatit një kontratë të re me kushte financiare më të mira për sulmuesin anglez, të cilin e konsideron të paprekshëm. Pavarësisht interesimit të Barcelonës dhe disa klubeve të Premier League, Bayern nuk është i gatshëm të negociojë largimin e sulmuesit që shumëkush e konsideron më të mirin në botë për momentin.

E ardhmja e Kane mbetet në Mynih, të paktën për tani.

Burimi: Bota Sot