Hoti: Zbulimi i mbetjeve mortore në Zubin-Potok, rezultat i hetimeve

0%

Nga: Rrezon Gashi Shpërndaje në: Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka thënë se zbulimi i mbetjeve mortore në Zubin-Potok është rezultat i punës dhe hetimeve që i kanë zhvilluar institucionet e Kosovës. Ai ka thënë se zbulimi nuk lidhet me takimet në Bruksel apo punën e Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur.

“Gërmimet dhe zbulimi i mbetjeve mortore në Kalludër të Vogël të Zubin-Potokut nuk ndërlidhen me punën e Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur apo me takimet e zhvilluara në Bruksel.

Ky është rezultat i punës dhe hetimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfshirë Institucionet e Sigurisë, Policinë e Kosovës, Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Hoti në një përgjigje për KOHËN.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka thënë se përkundër angazhimit të vazhdueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës, Serbia vazhdon të mos ofrojë bashkëpunimin e nevojshëm në procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur. “Edhe pas miratimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur dhe themelimit të Komisionit të Përbashkët, pala serbe nuk ka dhënë informacione konkrete për lokacionet e dyshuara.

Përkundrazi, Serbia vazhdon t’i mbajë të mbyllura arkivat dhe dokumentacionin shtetëror, ushtarak dhe policor, të cilat do të mund të ndihmonin në zbardhjen e së vërtetës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Një qasje e tillë e zvarrit procesin dhe ua mohon familjeve të drejtën themelore për të ditur fatin e më të dashurve të tyre”, është shprehur Hoti.

Edhe Arbëri 43 min. më parë Nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për krime lufte Ai ka thënë se deri më tani zbatimi i Deklaratës për Personat e Zhdukur dhe funksionimi i Komisionit të Përbashkët nuk kanë prodhuar rezultatet e pritshme, siç ka theksuar, pikërisht për shkak të mungesës së bashkëpunimit konkret nga pala serbe.

“Për Republikën e Kosovës, ky proces nuk mund të mbetet vetëm në nivel deklarativ, por duhet të shoqërohet me hapjen e arkivave, dorëzimin e dokumentacionit dhe ofrimin e informatave të verifikueshme për lokacionet e dyshuara”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë hetimet në terren, verifikimin e çdo informacioni për lokacione të mundshme, ekzaminimet mjeko-ligjore dhe analizat e ADN-së, si dhe koordinimin me familjet dhe partnerët ndërkombëtarë.

Njëkohësisht, ka thënë se do të vazhdojnë të kërkojnë që Serbia t’i hapë arkivat dhe të përmbushë detyrimet e marra në kuadër të Deklaratës për Personat e Zhdukur.

Ai gjithashtu ka shprehur keqardhje për siç ka thënë, shqetësimin që u është shkaktuar familjeve të personave të zhdukur, përmes publikimit dhe shpërndarjes së vazhdueshme të dhjetëra pamjeve nga gërmimet e zhvilluara në Kalludër të Vogël. “Duhet ritheksuar se procesi i identifikimit të mbetjeve mortore është kompleks dhe kërkon kohë.

Vetëm pas përfundimit të procedurave mjeko-ligjore dhe analizave të ADN-së mund të përcaktohet me saktësi identiteti i personave, prandaj çdo pretendim paraprak duhet të trajtohet me kujdes, në mënyrë që familjeve të mos u krijohen pritje apo shqetësime të panevojshme”, është shprehur Hoti.

Ai ka thënë se zbardhja e fatit të çdo personi të zhdukur mbetet detyrim institucional, njerëzor dhe shtetëror i Republikës së Kosovës.

Edhe Arbëri 2 o. më parë BE-ja për Vuçiqin e Paunoviqin: Të shmangen deklaratat që nuk ndihmojnë normalizimin e raporteve Të martën, ditën kur u arrestuan dy serbë nga Zubin-Potoku nën dyshimin për krime lufte, në këtë komunë kanë nisur gërmimet për një varr masiv, ku janë gjetur mbetje mortore.

Të pandehurit dyshohen se gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë kanë qenë të përfshirë në veprime që përfshijnë vrasje, maltretim dhe dëbim të popullsisë civile.

Burimi: Koha