Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka komentuar në Gjykatën e Posaçme mesazhet e shkëmbyera me kryeministrin Edi Rama, në të cilat ai i drejtohej asaj me fjalën “zemër”. E pyetur nga gazetarët nëse këto mesazhe mund ta kenë bërë xheloz ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, Kryemadhi u përgjigj me humor, duke thënë se nuk sheh asnjë problem në mënyrën se si i drejtohen njerëzit.
“Po le të bëhet, sa më thonë zemra mua… çfarë problemi ka? I kam të gjithë zemra”, u shpreh ajo. Kryemadhi shtoi më tej se edhe kryeministrin Edi Rama e konsideron “zemër”, duke deklaruar me ironi se “zemra ime do të vijë dëshmitar te gjyqi im”.
Deklaratat e saj u bënë pas seancës në GJKKO, ku u lexuan mesazhe të shkëmbyera mes saj dhe Ramës, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe opinionit publik. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
