Kosova mirëpret elitën e xhudos në Kampin Ndërkombëtar! Në Pejë po zhvillohet Kampi Ndërkombëtar Stërvitor njëjavor, me pjesëmarrjen e ekipit të Kosovës dhe xhudistëve nga Ukraina, Franca, Anglia, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe Shqipëria. “Gjatë këtij kampi, xhudistët po zhvillojnë stërvitje intensive në kuadër të përgatitjeve për garat e ardhshme.
Kampi po mbahet nën udhëheqjen e Kryemjeshtrit Driton Kuka, së bashku me trajnerët Fatos Tabaku, Majlinda Kelmendi, Kushtrim Gashi, Tomoe Yokoyama dhe Shuusuke Fujiëara”, thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos së Kosovës.
