Alvarez drejt largimit? Tifozët e Atletico Madridit nuk do ta falnin

0%

E ardhmja e Julian Alvarez te Atletico Madridi vazhdon të jetë e paqartë, ndërsa sulmuesi argjentinas pritet të rikthehet në stërvitje pas pushimeve që mori pas Kupës së Botës 2026. Ish-sulmuesi i Manchester Cityt kishte bërë të ditur gjatë Botërorit dëshirën e tij për t’u larguar nga Atletico, me Barcelonën që vazhdon të përmendet si destinacioni i tij i preferuar.

Deklaratat e 26-vjeçarit kanë shkaktuar reagime të forta në Madrid. Drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, ka bërë të qartë se klubi nuk do të pranojë asnjë ofertë nën klauzolën e lirimit prej 500 milionë eurosh.

Barcelona mbetet e interesuar për transferimin e argjentinasit, por Atletico nuk ndodhet nën presion për ta shitur, pasi Alvarez ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2030. Ndërkohë, gazetari spanjoll Luis Cortes beson se marrëdhënia mes lojtarit dhe tifozëve është dëmtuar rëndë dhe se rikthimi i tij në ekip do të ishte shumë i vështirë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Julian Alvarez nuk mund të qëndrojë më te Atletico Madridi. Askush nuk do ta besojë një kërkimfalje të tij. Ai e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet dhe ëndrra e tij nuk është të vazhdojë këtu. Duhet të gjendet një zgjidhje, përndryshe do të krijohej një precedent shumë i keq”, ka deklaruar Cortés.

Alvarez pritet t’i bashkohet skuadrës më 10 gusht, por mbetet për t’u parë nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e projektit të Atletico Madridit apo do të intensifikohen përpjekjet për transferimin e tij gjatë kësaj vere.

Burimi: Bota Sot