Jack Grealish afër largimit nga Man City pas vendimit të Marescës

0%

Jack Grealish duket gjithnjë e më afër largimit nga Manchester City këtë verë, pavarësisht rikthimit të tij në përgatitjet parasezonale pas një dëmtimi, raportojnë mediat britanike. Anësori anglez, i cili më parë ishte transferimi rekord i klubit, humbi vendin në planet e Pep Guardiolës gjatë sezonit të kaluar dhe e kaloi edicionin 2025/26 në huazim te Evertoni.

Grealish mungoi në fundin e sezonit për shkak të një lëndimi në këmbë, por pas rikthimit në Manchester ai mori pjesë në seancat stërvitore të Cityt nën drejtimin e trajnerit të ri, Enzo Maresca.

Tekniku italian kishte bërë të ditur se do të diskutonte me Grealish për të ardhmen e tij, por tashmë duket se një vendim është marrë. 30-vjeçari nuk është përfshirë në listën e lojtarëve që do ta shoqërojnë Manchester Cityn në turneun parasezonal në Azi, ndërsa ai hyn në vitin e fundit të kontratës së tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një rikthim te ish-klubi Aston Villa nuk duket aktualisht si opsion real, pasi skuadra nga Birminghami ka vendosur të transferojë Alejandro Garnachon në formë huazimi. Në këto rrethana, Evertoni mund të jetë një alternativë për t’i dhënë Grealish një mundësi të re.

Megjithatë, paga e lartë e anglezit, e cila raportohet të jetë rreth 300 mijë funte në javë, mund të jetë pengesë për një marrëveshje. Evertoni mund të kërkojë një huazim ku Manchester City do të mbulojë një pjesë të pagës, ose një transferim të përhershëm nëse Grealish arrin marrëveshje për largimin nga klubi.

Pas disa viteve në “Etihad”, aventura e Grealish te Manchester City duket se po shkon drejt fundit.

Burimi: Bota Sot