Triumfi i Kombit/ Askush nuk mund t’a pengojë Lëvizjen e Historisë

0%

Askush, asnjë armik sado i madh nuk ka mundur të pengojë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Lëvizjen e Historisë, Askush dhe as aleanca antishqiptare gjenocidiste sllavo-serbo- greko-bullgaro-ruso-europiane e fundshekullit të 19-të dhe e fillimshekullit të 20 -të, pavarësisht katastrofës që këta u shkaktuan shqiptarëve dhe trojeve shqiptare, pavarësisht kësaj, ata nuk mundën që t’a pengojnë e as t’a ndalin Lëvizjen Kombëtare Shqiptare.Shqiptarët në shekuj edhe pse gjithmonë të vetëm mundën të mbijetojnë si komb përballë amiqve të shumtë dhe të egër duke sakrifikuar më shumë se cdo komb tjetër i Europës për mbijetesë kombëtare dhe për fitoren e shtetit dhe të lirisë e pavarësisë.

Edhe sot Lëvizja patriotike rinore e qytetare shqiptare e protestave gjithkombëtare po e lëviz vrullshëm Historinë drejt Triumfit të Shqipërisë etnike, triumfit të demokracisë dhe të shtetit modern, demokratik e republikan. Protestat e rinisë dhe të qytetarisë në Shqipëri.Askush nuk mund t’a pengojë Lëvizjen e Historisë.

Protestat në Shqipëri janë shans i madh historik për fitoren e madhe, Triumfin e Kombit. Askush , asnjë forcë dhe asnjë pushtet nuk mund t’a prangosë e as t’a ndalojë lirinë e rinisë, as t’a errësojë realitetiin e rëndë të krijuar nga pushteti i keq, nga korrupsioni ,mashtrimi dhe tradhëtia e kësaj politike të dëmshmë të këtij tranzicioni 35 vjecar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Askush nuk mund t’a pengojë lëvizjen e historisë njerëzore dhe vullnetin e kombit për nga përmirësimi dhe për nga më e mira.

Duke u nisur nga realiteti politik, demokratik, juridik, shoqëror dhe nga fakti i këtij tranzicini të rëndë e traumatik për shqiptarët; duke u nisur nga ato se cfarë po tregojnë, po shprehin dhe po akuzojnë e protestojnë protestuesit , jo vetëm të rinjtë por edhe gjithë qytetaria shqiptare në këto protesta; duke mësuar për pasojat, dhimbjet e fatkeqësitë e rënda që u janë shkaktuar shqiptarëve nga politika e këtij tranzicioni; duke parë dhe ndjerë nga afër, duke dëgjuar zërin e lirë dhe qytetar në këto protesta; duke parë gjyqin që qytetarët po i bëjnë politikës së tradhëtisë, të korrupsionit, hajdutërisë,të padrejtësive dhe të lloj-lloj zullumi mendoj dhe vlerësoj se fitorja e kauzave të këtyre protestave është në të Mirën e madhe të shqiptarëve , në të mirë të Triumfit të Kombit; është pra një shans historik i madh kombëtar për të gjithë shqiptarët.

Protesta rinore e qytetare në Tiranë meritojnë respektin dhe mirënjohjen më të madhe kombëtare për përkushtimin heroik e vital të qëndresës së protestuesve karshi pushtetit arrogant e antihuman të regjimit,korrupsionit, krimit dhe të tradhëtrisë politike, intelektuale e mediatike ndaj kauzave kombëtare të këtyre protestave gjithëkombëtare shqiptare.

Shqiptarët me këto protesta kanë shansin e madh që të realizojnë të drejtat historike kombëtare, të realizojnë fitoren e demokracisë dhe të republikanizmit real; kanë shansin të realizojnë fitoren e nacinalizmit të vërtetë.

Këtyre protestave u duhet dhënë mbështetja më e fuqishme sepse janë në anën e interesit gjithkombëtar dhe po e Lëvizin Historinë për nga më e mira për shqiptarët.Shqiptarët po protestojnë kundër regjimit ,kundër elitës dhe kundër establishentit politik që mbrojnë status quonë kundër ndryshimit dhe kundër progresit e interesit kombëtar.

Ky regjim, kjo klase politike,ky kualicioni korrupsioni e krimi hajdutërie me mediat e intelektualët mercenarë dhe me oligarkinë kot e kanë se mund ta sundojnë kohën dhe Histrorinë.

Historinë po e bën sot populli në protestat e tij , dhe populli po i njerr jashtë kohës dhe jashtë historisë tradhtinë, korrupsionin, hajdutërinë dhe tradhtarët, hajnat e zullumqarët, Nga Skënder KAPITI, veteran i UÇK-së, historian, jurist,moralist, publicist , shkrimtar dhe studiues i Fesë dhe filozofisë, autor i Librave: “NJERIU FILOZOF, ETIK E POLITIK”, “MORALOKRACIA”, “PESË LETERA DREJTUAR KOMBIT”, PA UÇK-NË DHE NATO-N NUK DO KISHIM SOT SHTETIN E KOSOVËS”, SHBA DHE REFORMA E DREJTËSISË NË SHQIPËRI-VETING-U” si dhe me dhjetra shkrime dhe ese politike, morale, filozofike e historike Durrës dt. , në ditën e 60-të të protestave patriotike rinore e qyrtetare në Tiranë

Burimi: Bota Sot