Shpërndaje në: Konfederata Evropiane e Futbollit ka lëshuar tjetër komunikatë lidhur me planet e FIFA-s për të shitur aksione të ngjarjeve të saj, duke përfshirë të Kupës së Botës. UEFA ka shkruar se “FIFA nuk mund të vazhdojë ta përdorë futbollin për të pasuruar veten dhe miqtë e saj”. UEFA thotë se ka kundërshtim të konsiderueshëm ndaj planeve të FIFA-s.
“Sot mësuam për afatin e FIFA-s për federatat që të mbështesin propozimin e saj ose të përballen me tërheqje të pagesës së njëhershme. Kjo thotë gjithçka që duhet të dini rreth këtij plani”, ka shkruar UEFA në komunikatën e së mërkurës.
“Por, pasi ka zhvilluar diskutime me shumë palë të interesuara në lojën tonë, UEFA e di se ka një kundërshtim të konsiderueshëm dhe në rritje ndaj skemës së FIFA-s. FIFA nuk mund të vazhdojë të përdorë sportin tonë për të pasuruar veten dhe miqtë e saj. Ne mund ta zhvillojmë lojën në mënyrë korrekte.
Është koha t’u japim përparësi federatave, klubeve, ligave, lojtarëve dhe tifozëve”, ka shkruar tutje UEFA.
