Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Rastet e psikozës pas lindjes (postpartum psychosis), një nga çrregullimet më të rënda të shëndetit mendor pas lindjes, janë në rritje, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se sistemi shëndetësor nuk është i përgatitur për t’u përballur me këtë problem.
Doktoresha Uruj Kamal, psikiatre, e cila trajton gra pas lindjes, ka shkruar për TIMES se brenda vetëm tetë javësh, 6 për qind e pacienteve të saj kishin simptomat e psikozës, një përqindje shumë më e lartë se ajo e raportuar në studimet mjekësore.
Psikoza pas lindjes prek zakonisht më pak se 1 për qind të nënave të reja, por është një gjendje urgjente që mund të rrezikojë jetën e nënës dhe foshnjës. Rreth gjysma e grave që e zhvillojnë këtë çrregullim nuk kanë pasur më parë probleme të shëndetit mendor. Sipas ekspertëve, mungesa e rëndë e gjumit është një nga faktorët kryesorë të rrezikut. “Psikoza është një shkëputje nga realiteti.
Një nënë mund të duket e qetë dhe funksionale, ndërsa në të njëjtën kohë përjeton mendime ose zëra që e shtyjnë të dëmtojë veten ose foshnjën”, ka thënë ajo. Edhe Lifestyle 23 pri 2026 Raporti ndërkombëtar: Mbi 840 mijë njerëz vdesin në vit nga stresi dhe kushtet e rënda të punës Sipas specialistëve, shenjat e para mund të ngatërrohen lehtësisht me lodhjen normale pas lindjes.
Nervozizmi i pazakontë, konfuzioni, paranoja, pagjumësia e rëndë dhe ndryshimet e menjëhershme të sjelljes janë sinjale që nuk duhen neglizhuar. Ata theksojnë se kontrolli gjashtë javë pas lindjes shpesh është tepër vonë dhe se vlerësimi i shëndetit mendor duhet të nisë që gjatë shtatzënisë, madje edhe gjatë planifikimit të saj.
Ekspertët kërkojnë që pediatrit, mamitë, psikologët dhe terapistët të trajnohen për të identifikuar sa më herët rastet e dyshimta, ndërsa familjarët duhet të informohen për shenjat paralajmëruese. Një aktiviste që e ka përjetuar këtë gjendje ka thënë se familja e saj nuk ishte e përgatitur për psikozë pas lindjes. “Familja ime u gjend e papërgatitur për psikozën pas lindjes.
Trajtimi në kohë mund të parandalojë trauma dhe tragjedi. Të gjithë kujdestarët dhe profesionistët duhet të kenë njohuritë e nevojshme”, ka thënë ajo. Edhe Lifestyle Cili është më i shëndetshëm kosi i trashë apo gjiza? Sipas ekspertëve, psikoza pas lindjes mund t’i ndodhë çdo nëne, pavarësisht moshës, racës apo gjendjes ekonomike.
“Ne tashmë dimë si duket kjo sëmundje dhe kush është më i rrezikuar. Ajo që na mungon është veprimi i shpejtë. Këto nëna nuk mund të presin”, ka thënë Kamal.
