Është rënduar bilanci i tragjedisë që ndodhi javën e kaluar në një plazh në Essex të Anglisë, pasi ka ndërruar jetë edhe 7-vjeçari Musa Ahmed, i cili ishte duke u trajtuar në gjendje kritike në spital. Familja njoftoi se Musa ndërroi jetë të martën në mbrëmje, duke bërë të ditur se ai “u largua nga kjo botë në paqe dhe qetësi”.
Nga i njëjti incident humbën jetën edhe kushërira e tij 15-vjeçare, Sameeha, si dhe nëna e saj, Shelina Rahman, 41 vjeçe. Sipas Policisë së Essexit, tre anëtarë të tjerë të familjes u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Babai i Musës, Shahin Ahmed, ka deklaruar se familja u përfshi nga një rrymë shumë e fortë detare, ndërsa autoritetet thanë se familjarët bënë përpjekje të mëdha për të shpëtuar njëri-tjetrin. Në një reagim publik, familja falënderoi stafin e Spitalit Royal London për kujdesin e treguar ndaj 7-vjeçarit, si dhe të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe lutjet gjatë kësaj periudhe të rëndë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
