Kërkohet “koka” e rivalit irlandez për të prekur objektivin e madh

0%

Teksa tashmë ka mësuar se me kë do të përballet në rrugëtimin e Europa League, pra me Shemrock Rovers, Egnatia do ta ketë një sy edhe tek shorti i së hënës më 3 gusht për të kuptuar edhe strategjinë që duhet ndjekur për të bërë realitet një ëndërr të madhe siç është “playoffi”.

Në rast se ekipi i Dedes ia del që të kapërcejë pengesën irlandeze, kampionët e Shqipërisë do të rreshtoheshin krah favoritëve për kundërshtarin me të cilin do të përballen në fazën më delikate dhe atë më deçiziven. Por, nëse rrogozhinasit e humbasin këtë betejë, do përfundonin tek jo favoritët dhe do të bëhej “malore” për ta në Conference League.

Me fjalë të tjera, Nevil Dede duhet të studiojë mundësinë se si të heqë nga gara një prej klubeve më “komplekse” të këtij rrugëtimi, në mënyrë që krahas fitimeve të sigurta, t’i bëjnë vetes një vend në një prej kompeticioneve më të forta të Europës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot