Mirëmbajtja e rrugës në Zonën e Manastirit të Deçanit, Ramosaj del me

0%

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas shqetësimeve të ngritura lidhur me punimet e zhvilluara në rrugën që kalon në Zonën e Veçantë të Mbrojtur rreth Manastirit të Deçanit. Ai ka sqaruar se ndërhyrjet kanë qenë pjesë e mirëmbajtjes së zakonshme të rrugës dhe se nuk kanë pasur asnjë qëllim tjetër përtej përmirësimit të gjendjes së saj.

Sipas Ramosajt, aktivitetet dyditore kanë shkaktuar fillimisht shqetësime te përfaqësuesit e Manastirit të Deçanit, ndërsa më pas çështja është ngritur edhe në komunikime me përfaqësues ndërkombëtarë.

Ai ka theksuar se Komuna e Deçanit mbetet e përkushtuar për respektimin e të gjitha dispozitave ligjore që rregullojnë veprimtarinë në këtë zonë, veçanërisht Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura dhe marrëveshjet përkatëse që lidhen me ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Jemi të përkushtuar në respektimin e ligjeve, veçanërisht të Ligjit për Zonat e Veçanta të Mbrojtura, si dhe të marrëveshjeve që rregullojnë ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës në këtë zon ë”, ka deklaruar Ramosaj. Ai ka sqaruar se punimet e kryera kanë qenë të kufizuara dhe kanë përfshirë vetëm pastrimin dhe përmirësimin e sipërfaqes së rrugës.

“Aktiviteti dyditor i mirëmbajtjes së rrugës në fjalë ka të bëjë vetëm me mbushjen e gropave, heqjen e vegjetacionit dhe shkurreve, si dhe largimin e pluhurit të grumbulluar përgjatë rrugës, e assesi me ndonjë aktivitet tjetër, siç është supozuar”, ka shkruar kryetari i Deçanit.

I pari i Deçanit ka bërë të ditur se qëllimi i ndërhyrjeve ka qenë vetëm garantimi i qarkullimit më të sigurt dhe ruajtja e gjendjes së rrugës, duke mohuar çdo interpretim tjetër për punimet e realizuara.

Burimi: Bota Sot