Balde zbulon “sekretet” e Barcelonës

0%

Alejandro Balde iu përgjigj këtë të mërkurë pyetjeve të tifozëve të Barcelonës në një intervistë për mediat e klubit. Mbrojtësi i majtë tha se shpreson të vazhdojë të përmirësohet gjatë sezonit 2026/27, foli edhe për Karim Adeyemi, përforcimin më të ri të katalanasve. Objektivat e sezonit – “Në aspektin individual, shpresoj të vazhdoj të përmirësohem dhe të mësoj.

Jam i ri dhe kam ende shumë hapësirë për t’u rritur. Në aspektin kolektiv, duam të vazhdojmë në këtë rrugë dhe, nëse është e mundur, të fitojmë edhe më shumë trofe”. Pozicioni – “Nëse do të luaja në një rol tjetër, do të ishte si sulmues krahu. Kam luajtur edhe aty. Më pëlqen, por preferoj mbrojtësin e majtë. Jordi Alba më ka frymëzuar.

Më bënin përshtypje shpejtësia, krosimet dhe pasimet e tij. Për mua dhe besoj për të gjithë, ai është mbrojtësi i majtë më i mirë në historinë e Barcelonës”. Ndeshja më e bukur – “Fitorja në ‘El Clasico’ me Xavin. Fituam në minutën e fundit dhe unë dhashë asistin për Kessié. Është një nga ndeshjet që e kujtoj me më shumë dashuri”. Idhulli – “Gjithmonë ka qenë Samuel Eto’o, por edhe Henry.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Eto’o më pëlqente shumë. Kur isha i vogël shikoja videot e tij”. Rutinat – “Nuk kam ndonjë rutinë para ndeshjeve. Nuk jam supersticioz. Nëse luajmë në orën , bëj një gjumë rreth dy orë, fizioterapi dhe më pas shkojmë në stadium”. Goli më i bukur – “Kundër Real Madridit, në finalen e Superkupës.

Edhe pse nuk kam shënuar shumë gola…” Adeyemi – “Ka pak kohë që ka ardhur dhe kam folur mjaft me të. Duket i qetë dhe jam i sigurt se do të na ndihmojë shumë këtë sezon. Është shumë i shpejtë. E njihja prej kohësh, por më ka bërë përshtypje sa i shpejtë është”. Raphinha – “Kam një marrëdhënie shumë të mirë me të dhe me familjen e tij.

Miqtë e mi më të mirë në dhomat e zhveshjes janë Casadó, Lamine, Héctor, Gavi, Roony dhe Ronald. Nuk dua të lë askënd pa përmendur. Shkoj mirë me të gjithë”. Nëse nuk do të ishte futbollist – “Do të bëja diçka që lidhet me atletikën”.

Burimi: Bota Sot