Tragjedi në plazhin e Anglisë: Vdesin tre persona, në mesin e tyre

0%

Një tragjedi ka goditur plazhin në Essex të Anglisë, pasi ka vdekur 7-vjeçari Musa Ahmed, i cili kishte mbetur në gjendje kritike pas incidentit ku humbën jetën edhe kushërira e tij 15-vjeçare dhe nëna e saj.

Musa Ahmed ishte dërguar me helikopter në spital pas ngjarjes së 22 korrikut në Ëest Mersea, ku ai dhe pesë të afërm të tij u përfshinë nga rryma e fortë e detit gjatë një vizite njëditore, shkruan BBC. Familja e tij njoftoi se vogëlushi ndërroi jetë të martën në mbrëmje në Spitalin Royal London, duke thënë se a i “u largua nga kjo botë në paqe dhe qetësi”.

Në vendin e ngjarjes humbën jetën Shelina Rahman, 41 vjeçe, dhe vajza e saj 15-vjeçare, Sameeha. Familja kishte udhëtuar atë mëngjes nga Ilfordi në lindje të Londrës drejt ishullit Ëest Mersea, pranë Colchesterit, për të kaluar ditën në plazh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tre persona të tjerë të familjes u dërguan në spital me autoambulancë pas incidentit dhe, sipas policisë së Essexit, janë jashtë rrezikut për jetën dhe po rikuperohen. Babai i Musës, Shahin Ahmed, deklaroi se familjarët u morën nga një rrymë shumë e fortë detare, ndërsa policia bëri të ditur se ata kishin bërë përpjekje të mëdha për të shpëtuar njëri-tjetrin.

Në një deklaratë, familja shprehu mirënjohje për stafin e repartit të kujdesit intensiv në Spitalin Royal London, duke vlerësuar “kujdesin dhe dinjitetin e jashtëzakonshëm” që treguan ndaj djalit. “Falënderojmë gjithashtu të gjithë komunitetin për mbështetjen dhe lutjet gjatë kësaj periudhe të vështirë,” thuhet në deklaratën e familjes.

Burimi: Bota Sot