​Madison Beer i thotë “po” Justin Herbert

0%

Këngëtarja amerikane Madison Beer është fejuar me quarterback-un e Los Angeles Chargers, Justin Herbert. Çifti e bëri publik lajmin e fejesës të martën përmes rrjeteve sociale, duke ndarë fotografi nga momenti i propozimit. Në to, Herbert shihet i ulur në një gju duke mbajtur kutinë me unazën, ndërsa Beer është përkulur përballë tij me një buzëqeshje të madhe.

Postimi i përbashkët kishte mbishkrimin: “Njihuni me të fejuarin tim.” Lojtari i NFL-së, 28 vjeç, dhe ylli i popit i nominuar për çmimin Grammy, 27 vjeç, u panë për herë të parë publikisht së bashku në gusht të vitit që shkoj.

Këngëtarja e “Make you mine” u pa shpesh në ndeshjet e Chargers sezonin e kaluar, ndërsa çifti është parë gjithashtu në ndeshjet e Dodgers dhe Lakers në Los Anxhelos siç ka raportuar BBC, përcjell KosovaPress. Herbert pritet t’i bashkohet kampit stërvitor sot për fillimin e sezonit të tij të shtatë me Chargers.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Quarterback-u, i cili ende nuk ka fituar një unazë kampioni me ekipin, tani rikthehet në fushë me një lloj tjetër unaze, një ndoshta dhe më të çmuar.

Los Anxhelos Chargers ka uruar çiftin me një postim në rrjete sociale që shkruante “JH+MB 4EV,” ndërsa NFL publikoi në platformën X: “Urime Justin Herbert dhe Madison Beer fejesa.” Këngëtarja, e nominuar dy herë për çmimin Grammy, u bë e famshme në vitin 2012, kur Justin Bieber shpërndau në platformën e atëhershmeTwitter një video ku ajo interpretonte këngën e njohur “At Last” të Etta James.

Në atë kohë, Beer ishte vetëm 13 vjeçe. Një vit më vonë, ajo publikoi këngën e saj të parë, së bashku me një videoklip ku shfaqej edhe Justin Bieber. Herbert u shfaq gjithashtu në videoklipin e këngës së Beer, “lovergirl”, më herët këtë vit. Në video, çifti shihet duke u përqafuar dhe duke ecur përgjatë rërës në plazh.

Burimi: Bota Sot