Thellohet tragjedia në Shkodër, gjendet një trup i dytë i pajetë

0%

– Thellohet tragjedia në Shkodër, gjendet një trup i dytë i pajetë. Brenda ndodheshin nëna me dy fëmijët Është gjetur trupi i dytë ë Shkodër, si pasojë e zjarrit në një banesë në fshatin Domen të Postribës, Shkodër. Më herët u gjet një trup i pajetë, i cili dyshohet se i përket një fëmije.

Dyshohet se brenda me fëmijët ka qenë dhe nëna. – Zjarri në banesën në Shkodër, gjendet një trup i pajetë, dyshohet se i përket një prej fëmijëve Një banesë u shkrumbua nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Domen të Postribës në Shkodër. Një trup i pajetë është gjendur, ndërsa dyshohet se i përket një prej fëmijëve.

Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet se brenda banesës ndodhej nëna me dy fëmijët. Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet banesa e shkrumbuar. —- Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Domen të njësisë administrative Postribë, në Bashkinë Shkodër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dyshohet se në momentin e rënies së zjarrit brenda banesës ndodheshin një grua dhe dy fëmijët e saj. Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës është bërë me shumë vështirësi.

Banesa ndodhet në një zonë të thellë malore, rreth 30 minuta në këmbë larg rrugës automobilistike, ndërsa kur forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, objekti ishte pothuajse i shkrumbuar. Në vendngjarje po vijojnë veprimet e shërbimeve zjarrfikëse dhe të emergjencës për të verifikuar situatën.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet për viktima, por deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet. Pas përfundimit të verifikimeve pritet një njoftim zyrtar mbi ngjarjen.

Burimi: Bota Sot