Kane ka hyrë në vitin e fundit të kontratës, flet shefi i Bayernit Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Jan-Christian Dreesen, ka folur për të ardhmen e Harry Kane dhe mundësinë e vazhdimit të kontratës me sulmuesin anglez. “Vullneti për të vazhduar së bashku ekziston nga të dyja palët.
Tani duhet ta shohim nëse idetë tona përputhen”, ka deklaruar Dreesen për “Sport 1”, duke lënë të kuptohet se bisedimet për zgjatjen e kontratës do të varen nga gjetja e një marrëveshjeje që kënaq si klubin, ashtu edhe lojtarin. Kane, i cili iu bashkua Bayernit në vitin 2023 nga Tottenham, e ka një kontratë që skadon në vitin 2027.
Klubi bavarez dëshiron ta mbajë sulmuesin anglez edhe përtej këtij afati dhe i ka nisur diskutimet për një marrëveshje të re. Në Mynih janë shumë të kënaqur me paraqitjet e kapitenit të Anglisë, i cili është kthyer në një nga liderët e skuadrës.
Ai i ka realizuar 60 gola brenda një sezoni, ndërsa Bayerni e konsideron një element kyç të projektit të ardhshëm dhe nuk dëshiron ta humbasë pas vetëm disa sezoneve në Gjermani. Për të mos e humbur verën tjetër “gratis”, gjiganti bavarez po punon fort që ta bindë lojtarin për të mbetur në “Allianz Arena” edhe për një kohë.
