Policia ndëshkon drejtuesin e një mjeti lundrues në Shëngjin, hyri me

0%

Policia Kufitare ka gjobitur me 500 mijë lekë të rinj drejtuesin e një mjeti lundrues, pasi ky i fundit shkeli perimetrin e sigurisë dhe lundroi me shpejtësi në zonën e rezervuar për pushuesit në plazhin e Shëngjinit.

Sipas autoriteteve, gjatë patrullimeve në vijën bregdetare, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare konstatuan se mjeti lundrues kishte hyrë në hapësirën e dedikuar për notuesit, duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë e qytetarëve që ndodheshin në det. Pas identifikimit të drejtuesit, shtetasit me inicialet D.

M., policia vendosi masën administrative prej 500 mijë lekësh të rinj, ndërsa mjeti lundrues u bllokua. Autoritetet theksuan se rasti u evidentua edhe falë denoncimeve të qytetarëve, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të publikut në parandalimin e rasteve që cenojnë sigurinë në plazhe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese që të respektojnë rregullat e lundrimit dhe perimetrat e sigurisë të vendosur për mbrojtjen e pushuesve, duke paralajmëruar se çdo shkelje do të ndëshkohet sipas ligjit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com