Shkariq vjen në Podujevë

0%

KF Llapi ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me mesfushorin ofensiv kroat Pjero Shkariq, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin deri në verën e vitit 2028. ‘Pas përfundimit me sukses të ekzaminimeve mjekësore, 27-vjeçari i është bashkuar skuadrës dhe tashmë ka nisur përgatitjet me bardhekaltërit për sezonin e ri.

Shkariq vjen në Podujevë pas një sezoni shumë të suksesshëm me NK Hrvace, ku në 34 paraqitje realizoi 10 gola dhe kontribuoi me 5 asistime, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës. Shkariq pritet t’i japë një dimension të ri repartit ofensiv të KF Llapit dhe të jetë një armë e rëndësishme për objektivat e klubit në sezonet në vazhdim.

Familja bardhekaltër i uron mirëseardhje Pjero Shkariq dhe i dëshiron shëndet, suksese dhe sa më shumë fitore me fanellën e KF Llapit:, ka njoftuar Llapi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot