Mbi 2.7 milionë euro për rrugën Guri i Matozit–Gradancë në Suharekë

0%

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit Dimal Basha ka njoftuar se punimet për ndërtimin e rrugës Guri i Matozit–Gradancë po zhvillohen sipas planit, në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Komunës së Suharekës.

Sipas njoftimit, projekti është i ndarë në dy faza, ndërsa vlera e përgjithshme e kontratave arrin në 2,758,896.18 euro. Bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka zotuar financim në vlerë prej 2,045,000 euro, ndërsa pjesa tjetër, në vlerë prej 713,896.18 euro, do të mbulohet nga Komuna e Therandës, sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet palëve.

Komuna ka bërë të ditur se punimet në të dyja fazat po vazhdojnë me intensitet të lartë dhe në përputhje me planin e zbatimit. Sipas autoriteteve komunale, realizimi i këtij projekti do të përmirësojë qarkullimin dhe ndërlidhjen e zonës me pjesët përreth, si dhe do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e veprimtarive ekonomike në zonat rurale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi