Daja buzëqesh për ndeshjen me sllovenët

0%

Dinamo do të ketë tre rikthime të rëndësishme për ndeshjen e kthimit në Ligën e Konferencës ndaj Aluminit. Malomo, Xhejms dhe Koma janë bashkuar sërish me grupin e skuadrës, pasi munguan në transfertën e parë në Slloveni për shkak të mungesës së vizave.

Tre futbollistët nuk mundën të udhëtonin me ekipin drejt Mariborit, duke mos qenë alternativa në dispozicion të trajnerit Ilir Daja për barazimin 1-1 në ndeshjen e parë. Tashmë situata ka ndryshuar dhe ata janë pjesë e përgatitjeve të Dinamos për sfi dën vendimtare në “Elbasan Arena”.

Rikthimi i tyre i jep më shumë mundësi stafi t teknik në zgjedhjet për formacionin dhe menaxhimin e ndeshjes, ndërsa skuadra blu synon të shfrytëzojë avantazhin e fushës për të siguruar kualifi kimin në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot