Pak ditë pas fitores me KO ndaj Kristian Prenga, boksieri britanik Anthony Joshua ka dhënë përditësime në lidhje me duelin e madh ndaj patriotit të tij Tyson Fury. Edhe pse nuk ka asnjë zyrtarizm në lidhje me datën dhe vendin, Joshua konfirmon marrëveshjen. “Ne i kemi nënshkruar kontratat. Gjithçka është bërë. Askush nuk mund ta imagjinojë se çfarë kam kaluar gjatë atij dueli të fuindit.
Jam rikthyer. Do t’ia shqyej zemrën. Jam kampioni më i lig dhe më i egër që ka ekzistuar ndonjëherë”, deklaroi Joshua. Më tej, britaniku, ish-kampion bote në peshën e rëndë, shtoi: “Duke lënë mënjanë shakatë, unë respektoj gjithçka që ai ka bërë dhe ka arritur, por ne jemi këtu tani.
Shpresoj që tifozët të kenë një kënaqësi të madhe për këtë duel mes nesh.” “Kam mësuar se nuk mund të ndalem. Ne jemi këtu tani dhe po vijmë. Patë dikë të rrëzuar të rikthehej. Për këtë bëhet fjalë. Kjo sfidë ndaj Prenga më shërbeu shumë, pasi doja me çdo kusht të dueloja pas asaj ngjarje të rëndë që më ndodhi”, tha Joshua.
