Drejtori i Mjekimit Intensiv Qendror Shaqir Uka, ka dhënë detaje për median lidhur me gjendjen shëndetësore të 18 vjeçarit i cili u lëndua dje në një vendpunishte në Prishtinë si pasojë e rënies së vinçit. “Pas konsultimeve dhe ekzaminimeve mjekësore të bëra, dje rreth orës është sjellur në Njësinë e Mjekimit Intensiv.
Ka pasur lëndimeve në regjionin e organeve, ka pasur lëndime të rënda andaj edhe e kanë sjellë këtu” , deklaroi Uka. “Aktualisht parametrat vitale janë stabile. Ai vazhdon të marrë tretman mjekësor dhe të monitorohet nga ekipet mjekësore”, deklaroi ai. Gjatë ditës së djeshme, një punëtor i moshës 26 vjeçare e ka humbur jetën.
Kjo ngjarje pos që ka tronditur opinionin, ka ngjallur reagime të ashpra duke vënë theks tek siguria e punëtorëve, veçanërisht në ndërtimtari.
