Sankhoun Diawara është futbollisti më i ri i Milan. Mbrojtësi 20-vjeçar vendosi që të largohej nga Troyes, për të nisur një aventurë të re me kuqezinjtë në elitën e futbollit italian. Me klubin e ri, francezi ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2031, teksa ka opsionin e rinovimit për një sezon tjetër.
Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, Milan ka shpenzuar vetëm 2 milionë euro. 20-vjeçari është një “prodhim” i Troyes dhe ka luajtur vetëm aty. Për të, është aventura e parë jashtë Francës, ndërsa tani i besohet një vend në ekipin e parë të Milanit.
