Inspektorati i Punës pas vdekjes së punëtorit nga rrëzimi i vinçit:

0%

Shpërndaje në: Inspektorati Qendror i Punës ka thënë se është herët të nxirren konstatime për përgjegjësitë lidhur me zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë pas vdekjes së një punëtori 26-vjeçar dhe lëndimi të një tjetri nga rrëzimi i vinçit gjatë ditës së djeshme në Prishtinë. Vdekja e 26-vjeçarit nxiti edhe përplasje politike.

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, e akuzoi drejtpërdrejtë Komunën e Prishtinës, duke kërkuar të japë llogari të menjëhershme dhe të pashmangshme. E shpejtë qe kundërpërgjigja e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se vlerësimi i respektimit të standardeve të sigurisë është kompetencë e Inspektoratit të Punës në nivel qendror.

Duke shprehur ngushëllime për familjen e viktimës dhe duke i uruar shërim të shpejtë të lënduarit, Inspektorati Qendror i Punës ka thënë se ky rast po trajtohet me prioritet të lartë dhe po bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe institucionet e tjera kompetente, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave dhe përcaktimit të përgjegjësive.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Në këtë fazë është ende herët të nxirren konstatime përfundimtare, pasi natyra dhe rrethanat e rastit kërkojnë hetime dhe ekspertiza të mëtejshme për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit, si dhe përgjegjësitë lidhur me zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë”, thuhet në reagim. Tutje, Inspektorati ka thënë sqarime shtesë.

Ka thënë se mbikëqyrja e zbatimit të legjislacionit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, në raport me punëmarrësit, kontraktorët, nënkontraktorët dhe personat e tjerë që kanë qasje të autorizuar në kantier, është kompetencë e Inspektoratit Qendror të Punës.

Edhe Arbëri Ndërtimtaria, një ndër sektorët më të rrezikshëm për punëtorët “Ndërkaq, sa i përket sigurisë së palëve të treta dhe parandalimit të dëmeve që mund t’u shkaktohen atyre, Ligji për Ndërtim, përkatësisht neni 35, përcakton se përgjegjësia për mbikëqyrjen e zbatimit të masave të sigurisë në kantieret e ndërtimit i takon inspektorateve të ndërtimit të komunave përkatëse, të cilat janë kompetente të ndërmarrin masa ndaj subjekteve ndërtimore që cenojnë rregullat e sigurisë, duke përfshirë edhe rastet kur rrezikohen pronat ose personat jashtë kantierit”, vijon reagimi.

Po ashtu, sipas tyre, lidhur me lejen ndërtimore dhe përmbushjen e kushteve ndërtimore, Inspektorati Qendror i Punës nuk ka kompetencë ligjore për të vlerësuar nëse janë plotësuar apo jo kushtet për lëshimin e lejes ndërtimore, pasi kjo është përgjegjësi e autoriteteve kompetente sipas legjislacionit në fuqi.

“Nëse nga hetimet konstatohet se ka pasur shkelje të legjislacionit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, Inspektorati Qendror i Punës do të ndërmarrë të gjitha masat ligjore brenda kompetencave të tij dhe do të bashkëpunojë plotësisht me organet e drejtësisë”.

Në funksion të parandalimit të rasteve të ngjashme në të ardhmen, Inspektorati Qendror i Punës ka theksuar se është e nevojshme të forcohet koordinimi institucional ndërmjet autoriteteve përgjegjëse për lëshimin e lejeve ndërtimore dhe institucioneve mbikëqyrëse.

Edhe Arbëri 29 pri 2026 10 të vdekur në vende pune sivjet “Aktualisht, Inspektorati Qendror i Punës nuk njoftohet në mënyrë sistematike nga komunat për lëshimin e lejeve ndërtimore apo fillimin e punimeve në kantieret e ndërtimit.

Për pasojë, planifikimi i mbikëqyrjes inspektuese bazohet në monitorimin e vazhdueshëm të territorit, raportimet e qytetarëve dhe burime të tjera të informacionit, e jo në një mekanizëm ndërinstitucional të shkëmbimit të të dhënave”, thuhet tutje në reagim.

Inspektorati Qendror i Punës ka paralajmëruar se do të iniciojë diskutime me institucionet përkatëse për krijimin e një mekanizmi të rregullt të njoftimit dhe koordinimit, me qëllim të identifikimit sa më të hershëm të kantiereve të reja dhe fuqizimit të mbikëqyrjes parandaluese në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Burimi: Koha