Grimeri i njohur me origjinë shqiptare, Kevin Kodra, ka ndarë me ndjekësit e tij një nga momentet më të veçanta të jetës private. Ai i ka propozuar për fejesë partnerit të tij, Christian Schiavone, gjatë një momenti romantik në Sicili.
Propozimi është realizuar në një atmosferë të veçantë, ndërsa Kevin ka publikuar pamje nga ky çast i paharrueshëm në rrjetet sociale, duke shprehur dashurinë dhe emocionet për të. Foto: Instagram Krahas fotografive, grimeri ka shkruar një dedikim prekës për Christian: “Përgjithmonë në krahët e tu, përgjithmonë në ëndrrat e mia.
Faleminderit që plotësove çdo ëndërr që as nuk e dija se e kisha. Të dua, bubba”. Postimi i Kevin mori shumë urime dhe reagime nga ndjekësit, të cilët e përgëzuan çiftin për këtë kapitull të ri në marrëdhënien e tyre. Kevin duhet theksuar se është një grimer dhe krijues përmbajtjeje me origjinë shqiptare, i rritur në Kanada.
Ai është bërë i njohur ndërkombëtarisht për punën e tij në industrinë e bukurisë, stilin kreativ dhe përmbajtjet që ndan me miliona ndjekës në rrjetet sociale.
