Shpërndaje në: Pas disa muajsh plot zhvillime, Yan Diomande, është gati të realizojë dëshirën e tij për t’u bashkuar me një superfuqi evropiane të futbollit. 19-vjeçari vlerësohet prej futbollistëve më të talentuar në botë, ndërsa po transferohet te Real Madridi. Gjiganti spanjollë do të paguajë më shumë se 116 milionë euro për Diomanden.
Ai është shitja më e madhe e RB Leipzigut dhe blerja më e shtrenjtë e Real Madridit. Po ashtu Diomande bëhet lojtari afrikan më i shtrenjtë në histori. Por edhe ngritja e tij ka ndodhur në kohë rekord. Vetëm 18 muaj më parë ai ishte plotësisht i panjohur, shkruan BBC. Vetëm skautët ishin në dijeni të një sulmuesi anësor, që më parë kishte luajtur në Akademinë DME me bazë në Florida.
Akademia është më e njohur për programin e saj të basketbollit. Edhe Futboll 23 jan 2026 E çmoi çdo mundësi, ngritja e mahnitshme e Vedat Muriqit Diomande kishte prova te Chelsea, Bournemouthi, Crystal Palace, Rangersi dhe Olympiacosi. Por mbeti pa transferim deri kur u mor nga skuadra e La Ligas, Leganes.
Brenda vetëm pak muajve dhe me vetëm 10 ndeshje në elitën spanjolle, ai rriti ndjeshëm vlerën në treg. Dhe u transferua te Leipzigu gjerman për 20 milionë euro. Klubi i financuar nga Red Bulli besonte se kishte fituar një diamant, shkruan BBC. Dhe te Leipzigu kishin të drejtë. Thuajse nga fillimi Diomande dukej si një nga lojtarët më interesant të Bundesligës.
Në edicionin e parë të plotë në Evropë i realizoi 13 gola dhe i bëri 10 asistime. Fillimisht Leipzigu synonte ta mbante për një vit tjetër, duke shpresuar se vlera e tij do të rritej edhe më tej. Por thjesht kërkesa për Diomanden ishte shumë e lartë. Dhe e parezistueshme për klubin gjerman.
Liverpooli, Paris Saint-Germaini dhe së fundi Real Madridi treguan shumë intreresim për sulmuesin e krahut. Ai luajti për Bregun e Fildishtë në Kupën e Botës që përfundoi ditë më parë. Leipzigu u dorëzua dhe u pajtua që supertalenti të bënte hapin e radhës. Transferimet po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, por Diomande është i veçantë, shkruan BBC.
Një sulmues krahu hiper-atletik dhe shumë kreativ. Është po ashtu prej dribluesve më të mirë në Evropë. Loja e tij mund të zhvillohet ende, por Diomande bëri hap përpara në 12 muajt e kaluar. Në moshën 19-vjeçare, kufiri i tij i zhvillimit duket larg. Aftësitë e tij të driblimit janë disi të nënvlerësuara, pasi është mishërim i një sulmuesi krahu që së pari driblon.
Diomande bashkëpunoi shumë mirë me mbrojtësin e djathtë, Ridle Baku, te Leipzigu. Mund të duket edhe më i fortë në fushë me mbështetjen e lojtarëve të Real Madridit si Trent Alexander-Arnold dhe Marc Cucurella. Ai është në gjendje të luajë në të dy krahët. Luan me këmbën e djathtë, por u përdor në krahun e majtë te Leganesi. Te Leipzigu kryesisht luajti në krahun e djathtë.
Ndërkohë për Bregun e Fildishtë në Botëror luajti në të dy krahët. Të gjithë i thanë jo Rrëfimi i Diomandes është tipik i një lojtari me ecuri të jashtëzakonshme. I rritur në Abidjan të Bregut të Fildishtë, ai si fëmijë kishte ëndërr të bëhej futbollist profesionist. Dhe ishte gati të bënte shumë sakrifica për këtë. Në moshën nëntëvjeçare luajti për Inter Foot Sud Comoe.
Ishte klub pranë kufirit me Ganën, plot 112 kilometra larg shtëpisë. Në esencë jetonte vetëm dhe duhej të mbijetonte me pak burime. Bëri veprim edhe më drastik kur u largua nga Bregu i Fildishtë në moshën 15-vjeçare për të luajtur futboll në SHBA. U regjistrua në një shkollë të mesme, ndonëse fillimisht nuk fliste anglisht.
Talenti i tij ishte i pamohueshëm, por pengesat rrugës ishin të mëdha. Testime të shumta në Evropë nuk sollën asgjë. “Edhe ekipet B në MLS nuk më donin”, tha ai. “Nuk e dija pse. Nuk mora asnjëherë arsye. Të rriturit merreshin me gjithçka. Ata vazhdonin të më dërgonin nëpër Evropë dhe të gjithë vazhdonin të thoshin jo”.
Kur i përfundoi viza dhe duhej të kthehej në shtëpi, fati i futbollistit ndryshoi. Leganes ishte gati të firmoste kontratë profesionale me Diomanden. Edhe Futboll 12 pri 2026 Tri episode të rëndësishme nga karriera e hershme e Muriqit Gjërat më në fund po përmirësoheshin dhe papritmas Diomande duhej të përballej me një tragjedi.
Motra e tij 15-vjeçare, me të cilën ishte shumë i afërt, vdiq menjëherë pas debutimit të tij në La Liga kundër Real Madridit në “Bernabeu”. “Tani nuk ndiej asgjë. Është sikur nuk jam as njeri. Që kur vdiqe ti, thjesht jam i zbrazët”, shkroi lojtari në një letër drejtuar Roxannes, motrës së ndjerë. Letra ishte publikuar nga “Players’ Tribune” në qershor.
Diomande tha se ëndrra e tij për të debutuar kundër Madridit në moshën 18-vjeçare u pasua nga një makth. Rrethanat e vdekjes së Roxanne mbeten disi të paqarta. Diomandes iu tha se vdekja erdhi nga një helmim në pijen e saj në një festë. Mosmarrëveshjet Tragjedia që e goditi në pranverën e vitit 2025 nuk e largoi Diomanden nga rruga e tij profesionale.
Ai u transferua te Leipzigu një vit më parë dhe tashmë po bën hapin e madh duke u transferuar te Real Madridi. Gjiganti spanjoll nuk ka nevojë për tjetër sulmues krahu, por Diomande është perspektivë aq interesante sa që presidenti Florentino Perez dhe menaxhmenti i Madridit nuk donin ta humbnin. Megjithatë është befasi që Diomande përfundon në Madrid në vend të Parisit.
PSG ka qenë klub që Diomande e admironte si fëmijë. Babai i tij ishte tifoz i 14 herë kampionit të Francës. Real Madridi është destinacion ëndrrash për shumicën e futbollistëve. Por mënyra se si një transferim i pritur te PSG dështoi dhe mënyra se si PSG shprehu pakënaqësi me sjelljen e agjentëve të Diomandes, mund të ngrejë pyetje.
I shkëlqyer në fushë, ka pasur zhurmë të madhe rreth Diomandes jashtë saj. Vendimi për të ndryshuar përfaqësimin profesional bëri që të ketë një ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Ai më parë ishte përfaqësuar nga “Maxidel”, agjenci e udhëhequr nga Max Gradel, lojtar i njohur në Bregun e Fildishtë.
Por në shkurt Diomande u transferua në agjencinë e argëtimit të Jay-Z, “Roc Nation”. U mësua se “Roc Nation” ka shprehur shumë interesim për të siguruar Diomanden. Madje e dërgoi DJ Khaled për të bindur lojtarin për këtë lëvizje. Te “Maxidel” vlerësojnë se kanë marrëveshje të vlefshme me Diomanden.
Mund të mos jetë rastësi që “Roc Nation” përfaqëson dy sulmues të Real Madridit, Vinicius Junior dhe Endrick. Edhe Futboll 29 dhj 2025 Shala tregon për futbollin në Uzbekistan dhe përballjen me Benzeman e Kanten Parisi u tërhoq disa ditë më parë nga gara për Diomande, duke përmendur probleme me agjencinë gjatë negociatave.
Sa i përket lojtarit, trajektorja e tij në rritje do të vazhdojë në kryeqytetin spanjoll.
