Vjedhje e rëndë në Gjilan, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për

0%

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka lëshuar një kërkesë zyrtare për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Ky veprim është ndërmarrë bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka ndërmarrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim zbardhjen e rastit dhe kapjen e kryerësve të veprës penale.

Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë çfarëdo informacioni lidhur me personat që shihen në pamjet e publikuara, ta përcjellin atë përmes rrugëve zyrtare të komunikimit: Numrit emergjent 192 Numrit pa pagesë 080019999 Adresës elektronike info@kosovopolice.com Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi