Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit

0%

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në disa qytete të Kosovës. Në Prishtinë raportohen të kenë ndodhur dy raste. Në njërin rast është raportuar se ish-bashkëshorti e ka sulmuar fizikisht ish-gruan e tij ndërsa nuk është raportuar për të arrestuar dhe se nga policia thuhet se rasti është nën hetime.

Ndërsa rasti i dytë, sipas Policisë thuhet të ketë ndodhur mes datës , ora dhe datës , ora , ku thuhet se një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht babain dhe vëllain e tij. Me vendim të prokurorit thuhet se pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë ndërsa thuhet se rasti është nën hetime.

Sipas Policisë, dy raste thuhet të kenë ndodhur, më , në qytetin e Pejës. Në njërin rast thuhet se ka ndodhur rreth orës kur është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit i cili e kishte intervistuar paraprakisht, ndërsa bëhet e ditur se rasti është nën hetime. Pastaj rreth orës është raportuar për rastin tjetër ku një person ka raportuar se për shkak të një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga babai i tij.

Policia ka njoftuar palët pasi janë intervistuar, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. Në Mitrovicë të Jugut, në , rreth orës , policia ka njoftuar se është raportuar për sulm fizik ndaj një gruaje nga burri i saj. Tutje në raportin e policisë thuhet se palët janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Një rast ku dyshohet se burri ka sulmuar fizikisht gruan e tij njoftohet të ketë ndodhur edhe në Vushtrri, më , rreth orës . Nga policia bëhet e ditur se palët pasi janë intervistuar, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i fundit i raportuar është në Malishevë ku një vajzë e mitur është arrestuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht dy vëllezërit e saj të mitur. Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Burimi: Kallxo