​Ambasada amerikane kujton historinë unike të vulës së fshehur për më

0%

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ndarë historinë e ruajtjes së vulës së saj zyrtare, e cila u fsheh për më shumë se katër dekada gjatë ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, shekullin e kaluar.

Në një publikim me rastin e 104-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, Ambasada thekson se vula, e cila daton që nga vitet 1930, është një dëshmi e miqësisë së gjatë ndërmjet dy vendeve, transmeton KosovaPress.

Sipas Ambasadës, pasi Legata Amerikane u mbyll pas pushtimit të Shqipërisë në vitin 1939, Loni Adami dhe bashkëshortja e tij, Andromaqi, rrezikuan gjithçka për ta fshehur vulën zyrtare, duke e ruajtur atë për më shumë se 40 vjet. Pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, ata zbuluan vendin ku e kishin fshehur vulën, në bodrumin e godinës së Ambasadës Amerikane në Tiranë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Po ajo vulë qëndron me ne sot. Një miqësi që historia nuk mundi ta thyejë”, thuhet në publikimin e Ambasadës së SHBA-së.

Burimi: Bota Sot