Një aksion i Policisë së Kosovës në kuadër të operacionit “Stop Drogat” ka rezultuar me arrestimin e një 28-vjeçari në Istog, pasi gjatë kontrollit iu gjet substancë e dyshuar narkotike. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i arrestuari është Liridon Dreshaj, rreth 28-vjeçar.
Sipas informacioneve, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 28 korrikut, rreth orës , në rrugën “Shkozat” në Istog, ku patrulla e Policisë kishte ndaluar për kontroll një automjet Nissan me ngjyrë të kuqe. Gjatë kontrollit të shoferit, policët kanë gjetur në çantën e tij një substancë të dyshuar narkotike, ndërsa lloji dhe pesha e saj ende nuk janë bërë të ditura.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa Liridon Dreshaj është ndaluar për 48 orë. Substanca e sekuestruar do t’i nënshtrohet ekzaminimeve laboratorike për të përcaktuar llojin dhe sasinë e saj, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
