Vala e të nxehtit rikthen flakët në Francë, mijëra zjarrfikës në

0%

Vala e re e të nxehtit ka përkeqësuar situatën me zjarret në jugperëndim të Francës, ku mijëra zjarrfikës po luftojnë për të vënë nën kontroll flakët që kanë përfshirë rajonin e Girondës. Autoritetet franceze paralajmërojnë se temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius, duke rritur rrezikun e përhapjes së zjarreve.

Vetëm gjatë së martës u raportuan shpërthime të reja në 14 zona që ishin goditur më parë nga flakët. Rreth 2 mijë zjarrfikës janë angazhuar në terren, ndërsa zëdhënësi i federatës kombëtare të zjarrfikësve e përshkroi betejën me flakët si “Davidi kundër Goliathit”. Sipas tij, katër zjarrfikës kanë humbur jetën në Francë javët e fundit.

Zjarret kanë detyruar evakuimin e mbi 220 mijë personave në të gjithë vendin, ndërsa vetëm në zonën e Lacanau u larguan rreth 4 mijë turistë. Deri tani janë shkatërruar rreth 240 banesa. Edhe pse qyteti i Bordeaux nuk është aktualisht nën kërcënim të drejtpërdrejtë, tymi i dendur ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Banorët dhe turistët janë detyruar të mbajnë maska, ndërsa disa restorante dhe biznese kanë pezulluar aktivitetin. Ndërkohë, situata mbetet e vështirë edhe në Spanjë dhe Portugali, ku temperaturat e larta dhe thatësira po favorizojnë përhapjen e zjarreve. Në Francë, autoritetet kanë arrestuar 184 persona që nga fillimi i korrikut nën dyshimin për përfshirje në zjarrvënie.

Burimi: Bota Sot