Arrestohen dy të dyshuar për plagosjen në Prishtinë, ndalohen për 48

0%

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona që ishin në kërkim lidhur me plagosjen me armë zjarri që ndodhi në orët e para të 28 korrikut në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, ku mbeti i plagosur një person.

Sipas njoftimit të Policisë, pas një pune intensive hetimore, zyrtarët e Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit kanë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. Të arrestuarit janë A.K., 36 vjeç, dhe A.Xh., 36 vjeç.

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një person i plagosur Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndryshe, të shtënat me armë zjarri ndodhën rreth orës në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Si pasojë, një person mbeti i plagosur dhe u dërgua për trajtim mjekësor, ndërsa policia kishte nisur menjëherë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Burimi: Telegrafi