Në 32 auto-parkingje në Ferizaj evidentohen shmangie e tatimit

0%

Shpërndaje në: Në 32 auto-parkingje në Ferizaj janë evidentuar shmangie e tatimit nga ana e pronarëve, në kuadër të një aksioni nga drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit për luftimin e shmangies së tatimit, informalitetit dhe shkeljeve të tjera ligjore nga marrëdhënia e punës.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, inspektorët kanë përpiluar procesverbale për të ndërmarrë tutje veprimet e nevojshme në lidhje me këto të gjetura. “Gjatë inspektimit në 32 auto-parkingje, janë gjetur dhe evidentuar se ka pasur shkelje të cilat janë kryer nga pronarët e bizneseve në qytetin e Ferizajt.

Në vazhdën e veprimeve për këtë aktivitet, nga inspektorët janë përpiluar procesverbale mbi të gjeturat, ku në të ardhmen do të ndërmerren veprimet procedurale sipas kompetencës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha