U kap në flagrancë duke transportuar tre pakistanezë, arrestohet i

0%

Shpërndaje në: Një person është arrestuar në Vërmicë të Prizrenit në orët e hershme të së martës pasi u zu në flagrancë nga Policia e Kosovës duke transportuar tre shtetas të Pakisanit. Viktimat po trajtohen sipas ligjit për të huajt derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili është zënë në flagrancë duke transportuar tre meshkuj shtetas të Pakistanit. Viktimat e rastit janë duke u trajtuar sipas dispozitave të ligjit për të huaj. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti po hetohet derisa është cilësuar si “Kontrabandim me migrantë”.

Burimi: Koha