Rasti Embolo vazhdon – FIFA thotë se nuk kishte gabim

0%

Shpërndaje në: Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), që është organ përgjegjës për rregullat në futboll, tha në fillim të javës se në rastin e përjashtimit të Breel Embolos së Zvicrës në Botëror nuk janë zbatuar rregullat në fuqi. Por FIFA, që organizon Botërorin, ka vlerësuar se nuk është bërë asnjë shkelje.

Embolo ishte përjashtuar për simulim në ndeshjen çerekfinale ndaj Argjentinës. Ai moment, sipas zviceranëve, ndikoi në humbje. Fillimisht u dha faul për Embolon dhe karton i verdhë për argjentinasin. Por pas rishikimit të VAR-it u anulua fauli dhe kartoni i verdhë për argjentinasin, kurse u dha karton i verdhë për sulmuesin e Zvicrës.

Pasi ishte i dyti, Embolo la fushën dhe më pas Zvicra pësoi humbje. Sipas interpretimit të IFAB, është dashur të anulohet kartoni i verdhë për argjentinasin, por jo të jepet karton i verdhë për Embolon për simulim. Ky interpretim u mbështet nga UEFA. FIFA megjithatë ka interpretim tjetër. “Rregulli i ‘identitetit të gabuar’ është zbatuar vazhdimisht gjatë Kupës së Botës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në dy rasti një lojtar u identifikua gabimisht si autor i një shkeljeje dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Prandaj VAR-i udhëzoi gjyqtarin të korrigjonte gabimin faktik të shkaktuar nga simulimi i kundërshtarit. Vetë simulimi ishte i padiskutueshëm. Vendimi shërbeu për të rivendosur drejtësinë”, vlerëson FIFA.

Edhe arbitri Joao Pinheiro ka mbrojtur vendimin duke thënë se pika thelbësore nuk ishte kartoni i dytë i Embolos, por se VAR-i kishte korrigjuar një gabim faktik.

Burimi: Koha