Arrestohen dy të dyshuarit për rrahjen e një 23-vjeçari në Paldenicë

0%

Policia ka arrestuar të martën mbrëma () dy të dyshuarit, F.K. (22 vjeç) dhe F.K.,( 20 vjeç), për shkak të sulmit të dhunshëm ndaj një 23-vjeçari në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit, dhe me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar për mbajtje prej 48 orësh, ka njoftuar të mërkurën () Zyra për Informim e Policisë Rajonale të Ferizajt.

Në komunikatë bëhet e ditur se viktima kishte kërkuar ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit dhe pastaj në Qendrën Emergjente të Ferizajt. Të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, njofton Policia Rajonale e Ferizajt, që mbulon edhe qytezën jugore kufitare.

“Sipas dëshmive të siguruara, më , në rrugën “Dituria” në fshatin Paldenicë, dy të dyshuarit, F.K (22 vjeç). dhe F.K.,( 20 vjeç) kanë sulmuar viktimën (23 vjeçar) me mjete të forta, duke e goditur në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore dhe të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.”, thuhet në komunikatën për media të Policisë Rajonale të Ferizajt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në komunikatën bëhet e ditur gjithashtu se me autorizim të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa dy të dyshuarit më pas janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Burimi: Kallxo