Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Vërmicë të Prizrenit, nën dyshimin për kontrabandim me migrantë. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur në orët e para të së martës, rreth orës , kur i dyshuari është kapur në flagrancë duke transportuar tre shtetas të Pakistanit.
Tre shtetasit pakistanezë janë trajtuar si viktima të rastit dhe ndaj tyre po zbatohen procedurat e parapara me Ligjin për të Huajt. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.
