Autoritetet turke kanë arrestuar të mërkurën () një kryetare opozitare të një komune të Stambollit dhe pesë persona të tjerë për parregullsi të dyshuara për lejet e ndërtimit dhe banimit, raporton Reuters duke iu referuar transmetuesit NTV . Hapi i fundit në fushatën e pashembullt shtypëse ligjore ndaj komunave të drejtuara nga partia kryesore që kundërshton presidentin Tayyip Erdogan.
Kryetarja e komunës Uskudar, Sinem Dedetas, u arrestua, si dhe nënkryetarja e saj, sekretarja, një arkitekt, një agjent biznesi dhe një kontraktor, raporton NTV. Bastisjet policore u kryen njëkohësisht në njëmbëdhjetë lokacione në Stamboll, ndërsa të dyshuarve iu sekuestruan materialet dixhitale.
NTV raporton se komuna Uskudar dyshohet se ka koordinuar miratimin e lejeve të ndërtimit përmes një sistemi në të cilin kontraktorëve u kërkohej të nënshkruanin kontrata konsulence për të marrë leje. Opozita ka hedhur poshtë valën e akuzave që nga viti 2024 dhe thotë se hetimet janë të motivuara politikisht. Qeveria thotë se gjyqësori është i pavarur. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com
