Komuna e Shtimes mbyll përkohësisht parkingu para objektit komunal

0%

Komuna e Shtimes ka njoftuar qytetarët se parkingu para objektit të Komunës nuk do të jetë në dispozicion më 30 dhe 31 korrik, si dhe më 1 gusht, për shkak të organizimit të manifestimit tradicional “Ditët e Bashkatdhetarëve”.

Sipas njoftimit, parkingu do të mbyllet përkohësisht për shkak të përgatitjeve dhe mbajtjes së koncerteve festive, të cilat organizohen në kuadër të këtij manifestimi nën patronatin e kryetarit të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu. Komuna u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe, duke i ftuar njëkohësisht që të marrin pjesë në aktivitetet e planifikuara.

Komuna e Shtimes liron disa hapësira publike për parkim të veturave “Ditët e Bashkatdhetarëve” pritet të sjellin një program të pasur artistik dhe aktivitete festive, të organizuara në nder të bashkatdhetarëve që qëndrojnë në vendlindje gjatë sezonit veror.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi