Tentoi t’i korruptojë policët me 100 euro, arrestohet një shtetas

0%

Një shtetas gjerman është arrestuar mbrëmjen e së hënës në Kaçanik, pasi dyshohet se u ka ofruar ryshfet zyrtarëve policorë për të shmangur gjobitjen. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës . I dyshuari, teksa drejtonte veturën, kishte kryer lëvizje të rrezikshme në komunikacion.

Gjatë ndalimit nga policia, ai dyshohet se u ka ofruar zyrtarëve policorë 100 euro me qëllim që të mos ndëshkohej. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.

Burimi: Bota Sot