Sapo i humbi zgjedhjet, Abdixhiku si një kavalier e paraqiti dorëheqjen. Ç´faj kishte ai derisa kuvendi nuk e lejoi që të dorëhiqej. Shpirtkëqijtë e fajësojnë se Abdixhiku e ka kapur LDK, sikurse Rama Shqipërinë. Disa murmurisnin se pas humbjes së zgjedhjeve, krismat e përçarjes në LDK do dëgjoheshin më vonë, dhe kishte diç nga këto thënie?
Lindën kundërthëniet, lindën pakënaqësitë, lindën akuzat dhe filloi, pa dijen e tij, mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut. Pse pikërisht tash? Vështirë të prognozohet, por pakënaqësitë erdhën duke u shtuar. U tha se Abdixhiku sa e sa herë po i humb zgjedhjet dhe nuk po jep llogari. Qe sa herë i humbi zgjedhjet dhe nuk po dorëhiqet.
Qe sa herë po i humbë zgjedhjet dhe po premton fitore. Deri kur më, ta duroi elektorati duke premtuar fitore, derisa partia po fundoset gjithnjë e më tepër. Abdixhiku kishte festuar me flija e bakllava, se i shpëtoi shkarkimit, por se do ti lindte aq shpejt kërkesa, në mbledhjen nënshkrimeve, për kuvend, nuk e kishte menduar.
Ai së fundi ishte duke planifikuar sa ministri do ti merrte nga Kurti, si do ta ndante pushtetin me te dhe çfarë posti do ti afrohej nga Kurti, kurse prapa shpine nga njerëzit e partisë së tij, nga bashkëpunëtorët më të ngushtë, që së bashku bënin plane se si ta rrëzonin Kurtin, u pre në besë.
Ia numëruan humbjet, dështimet dhe ekzibicionet politike, duke e akuzuar se e solli LDK buzë ekzistencës së saj etj. Abdixhiku megjithatë, për të gjitha akuzat ndaj tij ka përgjigje, por tash askush s’është i gatshëm ti dëgjoi arsyetimet e tij.
Abdixhiku po ashtu po ankohet se janë krijuar grupacione të ndryshme brenda partisë dhe duan që t’ia rrëmbejnë funksionin, për të cilin ai ka luftuar pa kompromis.
Në dy vitet e fundit ai s’kishte kohë të merrej me partinë, kur luftën kryesore i duhej ta udhëhiqte kundër Kurtit, kurse grupacionet e udhëhequra nga Hoti, Salihaj, Hykmetja, Luta, Velijaj, Gazmend Muhaxheri, Zemaj etj. preokupim e kanë vetëm si t´ia grabisin postin që ta lënë me gishta në gojë, e jo ta rimëkëmbin partinë.
Unë apeloi që të gjithë rivalët e mi, duke e përfshirë edhe Isa Mustafën, i cili po ashtu para kuvendit është aktivizuar, t´i lënë mosmarrëveshjet me një anë dhe t´i kthehemi forcimit të unitetit tonë, në krye me mua.
Unë isha gati t’ia grabisja Kurtit gjysmën e pushtetit, pasi ai ndodhet nën presion për formimin e qeverisë dhe presidentit, kurse ju pa kurrfarë konsultimi dhe përgjegjësie, u ngritët kundër meje. Gjatë kohës sime si kryetar partie kam punuar me ngulm në konsolidimin, avancimin dhe reformimin e partisë.
Po ashtu me përkushtim të jashtëzakonshëm i kam gjetur dhe emëruar personat e meritueshëm dhe të zellshëm që punojnë për partinë dhe interesin tim. Ne ishim të gatshëm, nëse do i fitonim zgjedhjet, ta paraqitnim qeverinë dhe ta zgjedhim presidentin e vendit. Me mua do të ketë reformim të partisë, pa mua na pret shuarja.
E kërkoi sërish votëbesimin, që së bashku me PD dhe Ramushin, ta bllokojmë Kurtin. Po më braktisët, kisha propozuar që vendin tim t’ia rezervoni Sami Lushtakut, që ta udhëheq reformimin e partisë.
