Aksion kundër shmangies së tatimit në Ferizaj, kontrollohen 32

0%

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj ka zhvilluar një aksion inspektimi në disa auto-parkingje në kuadër të hetimeve dhe masave për parandalimin e shmangies së tatimit, informalitetit dhe shkeljeve në fushën e marrëdhënieve të punës.

Sipas njoftimit zyrtar, aksioni është realizuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me institucionet përkatëse ligjzbatuese. Kontrollet janë zhvilluar të martën, nga ora deri në , ku janë inspektuar gjithsej 32 auto-parkingje në qytetin e Ferizajt.

Gjatë inspektimeve, sipas autoriteteve, janë evidentuar shkelje të ndryshme nga ana e pronarëve të bizneseve, ndërsa për të gjitha gjetjet janë përpiluar procesverbale. Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka bërë të ditur se në vazhdim do të ndërmerren veprimet e mëtejme procedurale, në përputhje me kompetencat ligjore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aksioni është zhvilluar në kuadër të përpjekjeve institucionale për luftimin e ekonomisë joformale dhe respektimin e obligimeve ligjore nga subjektet afariste. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi