Chelsea ka arritur marrëveshje dyvjeçare me Danny Welbeck dhe shpreson që sulmuesi të bashkohet me ekipin në turneun parasezonal javën e ardhshme. Blutë kanë rënë dakord edhe me Brighton për transferimin e sulmuesit 35-vjeçar, si pjesë e strategjisë së klubit për të shtuar përvojën në skuadër.
Gjithashtu, Jordan Henderson, mesfushori anglez i Brentfordit, është shumë pranë transferimit te Chelsea. Chelsea ndodhet aktualisht në Sydney për pjesën e parë të turneut parasezonal, të cilin e nisi me një fitore spektakolare 6-4 ndaj Western Sydney Wanderers të martën. 🚨🔵 Danny Welbeck to Chelsea, here we go! Deal in place with Brighton for the English striker.
Welbeck agreed terms with Chelsea until 2028, medical next; Brighton approved decision to let him go after formal request from Danny.
Jordan Henderson: coming soon. 🔜 pic.twitter.com/E7C5gaiW8U — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 29, 2026 Këtë fundjavë, pas përballjes me Tottenhamin në Uellsin e Ri Jugor, trajneri Xabi Alonso dhe skuadra e tij do të udhëtojnë drejt Hong Kongut për t’u ndeshur me Juventusin.
Një numër lojtarësh të ekipit të parë, të cilët kanë qenë me pushime pas Kupës së Botës, pritet t’i bashkohen skuadrës pikërisht në Hong Kong. Nëse gjithçka përmbyllet shpejt, siç pritet, plani është që edhe Welbeck të udhëtojë drejt Azisë për t’iu bashkuar ekipit.
Xabi Alonso merr vendimin, lojtari i Chelseat largohet pa luajtur asnjë minutë për klubin Ish-sulmuesi i Anglisë, i cili gjatë karrierës është përballur tri herë me trajnerin e tij të ardhshëm, Xabi Alonso, realizoi 13 gola në 37 paraqitje në Ligën Premier sezonin e kaluar.
Welbeck tani pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore te Chelsea, klub që do të bëhet ekipi i pestë i përhershëm në karrierën e tij.
Një sezon me paraqitje të paqëndrueshme dhe probleme disiplinore i bindi drejtuesit e Chelseat dhe trajnerin e ri se skuadra kishte nevojë për një ndryshim strategjie dhe për më shumë futbollistë me përvojë, në mënyrë që të garojë rregullisht në nivelin më të lartë./ Telegrafi
