Komuna e Ferizajt njofton mbylljen e një segmenti të “Shtegut të

0%

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se nga sot 29 korrik, duke filluar nga ora , do të mbyllet përkohësisht për qarkullim një segment i rrugës “Shtegu i Lirisë”, konkretisht pjesa që kalon mbi binarin hekurudhor në fshatin Bablak.

Sipas njoftimit të Komunës, mbyllja do të zgjasë deri më 2 gusht, në ora , për shkak të punimeve që do të zhvillohen në kuadër të rehabilitimit të pjesës jugore të Linjës Hekurudhore 10, në aksin Fushë Kosovë – Hani i Elezit.

Gjatë kësaj periudhe, qytetarëve u rekomandohet të shfrytëzojnë këto rrugë alternative: Tërrn – Slivovë – Ferizaj dhe anasjelltas, Tërrn – Vojnovc – Ferizaj dhe anasjelltas, Tërrn – rruga nacionale N2 Ferizaj – Prishtinë dhe anasjelltas.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Komuna e Ferizajt u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë sinjalistikën e përkohshme, të përdorin rrugët alternative dhe të tregojnë mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve. Punimet janë pjesë e projektit për rehabilitimin e pjesës jugore të Linjës Hekurudhore 10, e cila lidh Fushë Kosovën me Hanin e Elezit.

Burimi: Telegrafi