Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet pa probleme të theksuara, ndërsa pritjet për hyrje dhe dalje mbeten të shkurtra, shkruan Sinjali. Sipas të dhënave të fundit, qytetarët po presin nga 2 deri në 15 minuta për ta kaluar kufirin, varësisht nga pika kufitare dhe fluksi i automjeteve në momentin e kalimit.
Në shumicën e vendkalimeve, lëvizja e automjeteve po zhvillohet normalisht, pa kolona të gjata dhe pa vonesa të konsiderueshme. Situata paraqitet e qetë si në hyrje, ashtu edhe në dalje të Kosovës, duke u mundësuar udhëtarëve ta kalojnë kufirin brenda një kohe të shkurtër, shkruan Sinjali.
Megjithatë, fluksi i automjeteve mund të ndryshojë gjatë ditës, veçanërisht në orët e pikut, kur numri i udhëtarëve zakonisht është më i madh. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
