Zjarrfikësit në Francë po punojnë pa pushim për të vënë nën kontroll zjarret që po përhapen me shpejtësi në rajonin e Gironde-s, ndërkohë që përgatiten për një tjetër rritje të ndjeshme të temperaturave. “Situata me zjarrin është si ajo e Davidit kundër Goliatit, ” tha Eric Brocardi, zëdhënës i federatës kombëtare të zjarrfikësve, raporton BBC.
Ai bëri të ditur se katër kolegë të tij kanë humbur jetën javët e fundit në zona të ndryshme të Francës, ndërsa 2000 të tjerë janë angazhuar në Gironde për të frenuar flakët, të cilat prej ditësh po shkatërrojnë zonat rurale midis bregdetit dhe Bordosë. Sipas prefektes rajonale Sophie Brocas, të martën u regjistruan riaktivizime të zjarrit në 14 zona që ishin prekur më parë .
“Rreziku nuk ka kaluar ende,” tha ajo.
